Holandezi Max Verstappen thyen dominimin e Mercedesit në Formula 1. Piloti i Red Bull arriti një fitore mbresëlënëse pas një gare vërtet emocionuese në pistën e Silverstonit, e vlefshme kjo për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe.

Mercedesët e Hamilton dhe Bottas patën disa probleme me gomat, por sërish arritën të mbeteshin në dy shkallët më të ulëta të podiumit, ndërkohë që Verstappen përfitoi nga një strategji perfekte.

Klasifikimi final

Në vend të katërt dhe në përmirësim nga prova te djeshme Ferrari i LeClerc, protagonist i disa dueleve emocionuese me kampionin e botës Hamilton, ndërkohë që zhgënjen sërish gjermani Vettel, në vend të 12-të.