Presidenti italian Mattarella në një lëvizje të papritur i ka bërë thirrje ish-kreut to Bankës Qendrore Europiane për të formuar një qeveri me koalicion të gjerë që do të ketë për detyrë primare të përballojë krizën sanitare dhe atë ekonomike që e shoqëron.

Draghi është një nga figurat publike me profil të lartë dhe përtej palëve politike në Itali, i njohur veçanërisht për navigimin e Bankës Qendrore Europiane përgjatë periudhës së krizës ekonomike, çka e bën adapt për qeverisjen e Italisë në këtë periudhe krize të paprecedentë.

Mattarrella si kreu i Shtetit Italian është i vetmi që ka të drejtën të organizojë dhe mandatojë krijimin e një qeverie të re dhe me thirrjen e Draghi-t i ka bërë apel opinionit publik si dhe klasës politike italiane për të bashkëpunuar që të shmangin zgjedhjet e parakohshme.

Në përgjigje të thirrjes, Andrea Orlando kreu i Partisë Demokratike, aleatit të dytë në koalicionin qeverisës ka thënë se një periudhë fushate dhe zgjedhjesh mund të kishte pasoja katastrofike për Italinë, e cila ka pasur më shumë se 88.000 viktima nga pandemia e COVID-19.

Ndërkohë e djathta ekstreme e skakierës politike italiane është shprehur kundër formimit të një qeverie të re dhe e ka cilësuar një “krijim teknokratik laboratori që nuk mund të përfaqësojë italianët”.

Tentativa për krijimin e qeverisë teknokratike është mundësia e fundit për të shmangur zgjedhjet që me gjasa do të sillnin në pushtet faksionet ekstremiste të parlamentit italian, në rast se sondazhet publike janë të besueshme.