Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar një tjetër skandal edhe më të madh se ky i fundit me familjarët e deputetit socialist Rrahman Rraja.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se skandali tjetër do të bëhet për të shfokusuar vëmendjen dhe për të çorientuar publikun, pasi sipas tij me skandalin e ditëve të fundit është prekur imazhi i kryeministrit Edi Rama.

“Mere Fizi: Mirë e ke zotrote, gjylja e madhe plasi….
Zakonisht, kur ndodh një skandal me interes të madh për publikun dhe që dëmton imazhin e udhëheqësit, “industria” e prapagandës së pushtetit, brenda pak orësh krijojnë një skandal tjetër për të shfokusuar vëmendjen dhe për të çorientuar publikun…
Kështu që rrini vigjilent. Sepse në orët në vijim, do të ketë një skandal tjetër, të krijuar për të mbuluar zhurmën e të parit…
E vetmja “industri”, që nuk çedon asnjëherë në këtë vend, është vetëm ajo e propagandës…” – shkruan Hoxha.