Mungesë e kulturës elementare në drejtshkrimin e dokumenteve administrative, apo papërgjegjshmëri e pajustifikuar?!

Kjo është pyetja që duhet të përgjigjet Kryeministri Edi Rama për dy shkresat e firmosur prej Tij, kur i propozon Presidentit të Republikës, z. Baram Begaj, që të shkarkojë Blendi Çuçin e të emërojë Ministër të Brendshëm z. Taulant Balla.
Të faqosura jashtë qendre, me përdorim gërmash kapitale pa asnjë kriter drejtshkrimor, (si p.sh. te fjala ”PROPOZOJ”); përdorim të gabuar të shkronjës së madhe (që mungon te fjala “Ministër”); mungesa e logos “Republika e Shqipërisë” në krye të faqeve, ato shkresa zyrtare, përveç mungesës së njohurive elementare për drejtshkrimin e gjuhës sonë, flasin për një papërgjegjshmëri të pajustifikuar nga institucioni i Kryeministrisë dhe titullari i saj Edi Rama.

Po Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj, a do t’i marrë parasysh këto dokumente zyrtare të shkruara në këtë mënyrë që, bashkë me shpërfilljen për rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, shpërfillin edhe institucionin të cilit i drejtohen?

A do t’i pranojë si të mirëqena këto “letra bakalli” z. Begaj?

Nëse Kryeministri aktual i Shqipërisë nuk e di, apo nuk do t’ia dijë, po Juve z. President, a është nevoja t’Ju kujtojmë se, dryshe nga gjuhët e fqinjëve tanë, për gjuhën shqipe kanë dhënë jetën, kanë rënë dëshmorë?

Papa Kristo Negovani

Dhaskal Todri

Petro Nini Luarasi