Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, është vënë në pranga me urdhër të SPAK këtë të martë. Ai është arrestuar pasi ka dyshime se është përfshirë në korrupsion.

Mes të ndaluarve janë edhe zyrtarë të tjerë: Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami dhe Gazment Çela.

Flamur Peqini konsiderohet si kreu i grupit të të arrestuarve, ka qenë kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje.

Në këtë operacion kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në disa institucione RENEA dhe FNSH. Hetimet kanë nisur disa muaj më parë pas dyshimeve për korrupsion me tenderat publikë.

Operacioni i SPAK vjen një ditë pas deklaratës së kreut të ketij institucioni, Arben Kraja, i cili paralajmëroi arrestime të zyrtarëve të lartë për çështje të korrupsionit.