Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1422 testime, nga të cilët kanë rezultuar 275 raste pozitive.

“163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë”, njofton Ministria.

Po ashtu bëhet me dije se kanë humbur jetën dhe 6 persona, të cilët prej ditësh ishin të shtuar në dy spitalet COVID.

Ministria njofton se e kanë humbur jetën një “61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Ndërkohë lajmi  i mirë është se janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.