Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në Divjakë, ku ka humbur jetën pronari i këtij biznesi.

Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Llambi Marku, i cili u gjet i vdekur në një nga dhomat e hotelit të tij.

Policia thotë se dyshohet që të ketë rënë zjarr brenda dhomës ku ka qenë 60-vjeçari, dhe ky i fundit të jetë asfiksuar e më pas të jetë djegur.

60-vjeçari dyshohet se kishte konsumuar alkool dhe e kishte zënë gjumi me cigare të ndezur.

Për shkak të cigares mori flakë dysheku duke shkaktuar djegien e 60-vjeçarit. Ai u gjet nga familjarët të cilët u alarmuan pasi nuk po u përgjigjej në telefon.

NJOFTIMI I POLICISË SË DIVJAKËS:

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij. Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.