Në Gjykatën e Hagës zhvillohet sot seanca e radhës ndaj dy veteranëve të luftës në Kosovë, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ata akuzohen për “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Nasim Haradinaj kërkoi nëpërmjet avokatit te tij, dy javë më parë, lirimin nga paraburgimi dhe ndjekjen në gjendje të lirë, por kjo gjë iu mohua nga gjykatësi i çështjes.