Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të lënë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, përmes avokatit, Gëllçi ka kërkuar masë më të butë, duke e argumentuar me parrezikshmërinë shoqërore dhe probleme shëndetësore.

Gëllçi ka pretenduar se e ka paditur RTSH për largim të padrejtë nga puna dhe se do të rikandidonte për pozicionin e drejtorit.

Masë më të butë kanë kërkuar edhe Jylian Tapia e Ervin Muraj, por që u është refuzuar nga Gjykata.

Ndërsa personi i katërt në dosje, Alban Malaveci ende nuk është arrestuar pasi rezulton të jetë në Itali.