Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka shkuar ditën e sotme për ngushëllim në familjen e 7-vjeçares e cila humbi jetën 2 ditë më parë si pasojë e goditjes nga skafi me drejtues Arjan Tase në breg të detit në Potam të Himarës.

Pas vizitës, Gledis Nano ka dhënë një prononcim për mediat ku ka thënë se kjo ngjarje është tragjike dhe ka shkuar në familjen e 7-vjeçares së ndjerë si prind dhe si qytetar.

Gledis Nano: Humbje tragjike, sot kam ardhur si prind dhe si qytetar.