Drejtuesi i fundit i ish-Bashkimit Sovjetikk, Mikhail Gorbaçov u bëri thirrje presidentëve rus dhe amerikan, Vladimir Putine dhe Joe Biden të takohen për të progresuar përsa i përket çarmatimit, pavarësisht marrëdhënieve jo shumë të mira.

“Besoj se është e domosdoshme që presidentët e dy vendeve të takohen. Eksperienca ka treguar se është e nevojshme të takohesh dhe të negociosh”, theksoi Gorbaçov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.

“Është e qartë që thelbësore është shmangia e luftës bërthamore. Që një problem i tillë të shmanget, është e pamundur të zgjidhet vetëm, duhet të zhvillosh takime”, shtoi ai duke besuar se nëse dëshira për të arritur çarmatimin dhe forcimin e sigurisë mbizotëron, aq më shumë mund të arrihet.

Mikhail Gorbaçov, 89 vjeç, kishte kërkuar në janar një normalizim të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë duke shprehur një shqetësim të madh.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit janë pllakosur nga kriza të përsëritura, nga Ukraina në Siri, duke përfshirë akuzat për ndërhyrje elektorale, spiunazh ose së fundmi, sulme kibernetike.

Të dy fuqitë, megjithatë, arritën gjenin në janar një marrëveshje mbi zgjatjen e traktatit të rëndësishëm të çarmatimit bërthamor New Start, nënshkruar në 2010 dhe e cila më pas u kërcënua me përfundim të afatit.