Duke filluar nga dita e sotme, mijëra mjekë dhe infermierë të pavaksinuar në Greqi po përballen me rrezikun e largimit nga puna, nëse nuk imunizohen, pikërisht në momentin kur koronavirusi “tregon” dhëmbët.

Mediat greke shkruajnë se 10,000 profesionistë shëndetësorë nuk janë vaksinuar ende kundër koronavirusit. Presioni është rritur edhe më shumë pasi Greqia po përgatitet për valën e katër dhe qeveria ka vendosur për pezullimin e të gjithë të pa vaksinuarve, pavarësisht reagimeve dhe protestave.

Sot, në ditën e parë e zbatimit të vendimit, dhjetëra punonjës u mblodhën për të protestuar në portat e spitaleve në orën 07.00 të mëngjesit, duke kërcënuar me grevw. Dhjetëra të tjerë ndërkohë u panë në qendrat e vaksinimit për të marrë dozat e para të vaksinave.

Nëse qeveria greke i qëndron deri në fund vendimit për të larguar nga puna mjekët apo infermierët e pavaksinuar, Federata e Shëndetësisë paralajmëron se do të ketë shumë boshllëqe në një sërë zonash të Greqisë, si Kreta, Akaia, ishujt Cyclades, Lesvos, etj. Mediat greke shkruajnë se sistemi shëndetësor tashmë po përballet me një mungesë të theksuat stafit.

Një shembull tipik është spitali i Lesbos, ku deri më sot, 35 punonjës shëndetësorë janë në grevë, përfshirë onkologun e vetëm në ishull. Në ditët e ardhshme një onkolog do të lëvizë për disa ditë nga një spital në Athinë, për të mbushur boshllëkun në klinikën e onkologjisë, pavarësisht problemeve që ka një zëvendësim i tillë.

Problemet të ngjashme do të shfaqen edhe në Patra, pasi 680 punonjës në tre spitalet e qytetit (nga 3,800 staf në total) janë të pavaksinuar dhe që mund të pushohen nga puna.

Sipas presidentes së Federatës së Shëndetësisë, Matina Pagoni, problemet më të mëdha nga pezullimi i punës tek punëtorët e pavaksinuar do të lindin në spitalet e rajonit pasi ato janë ato që kanë më pak mjekë dhe infermierë.

Ajo bëri një apel sërish kolegëve të saj për të bërë vaksinën kundër koronavirusit dhe e përshkroi krizën me të cilën po përballen Greqia tani si “shumë të vështirë”. Ajo theksoi se kolegët e saj nuk mund ta durojnë atmosferën e tensionuar që është krijuar, veçanërisht pas 18 muajsh luftë kundër koronavirusit.

“Patatja e nxehtë”

“Patatja e nxehtë” e pezullimeve të punës së punonjësve të shëndetësisë do të menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të duhet të riorganizojë stafin për të plotësuar të gjitha vendet vakante.

Qeveria siguron se nuk do të ketë asnjë problem në funksionimin e spitaleve, pasi ka një plan gjithëpërfshirës për të përballuar mungesën e stafit.

Disa ditë para zbatimit të masës, Ministria e Shëndetësisë njohu të gjitha licencat normale të punonjësve të shëndetit publik. Qëllimi është që të ketë staf në dispozicion për të mbushur boshllëqet që do të dalin që nga fillimi i pavaksinuarve.

Gjithashtu, nga sot Greqia ka hapur një platformë për aplikimeve për rekrutimin e ndihmës-infermierëve, me qëllim plotësimin e boshllëqeve që do të krijohen. Platforma do të qëndrojë e hapur për disa ditë.

Kjo do të thotë, megjithatë, se derisa të përfundojë procesi i vendosjes së stafit të ri në spitale, do të duhet pak kohë që të mbushen boshllëqet. Në të njëjtën kohë, ekziston shqetësim për numrin e njerëzve që do të aplikojnë për t’u punësuar muajt e ardhshëm, kur pritet të shpërthejë edhe lufta me pandeminë.

Reagime dhe protesta

Vendimi për vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19 dhe pezullimi i atyre që refuzojnë ka shkaktuar reagime të forta nga punonjësit në strukturat e shëndetit publik. Dy sindikatat më të mëdha të mjekëve në vendin fqinj kanë marrë një pozicion në favor të vaksinimit, por kundër detyrimit. Ato po akuzojnë qeverinë se po përpiqet të  bëjë përgjegjës mjekët dhe infermierët e pavaksinuar si përgjegjës për përhapjen e Covid-9, ndërsa nuk ka marrë asnjë masë efektive për të mbrojtur stafin mjekësor. Ata paralajmërojnë se nuk do të lejojnë që asnjë nga kolegët e tyre të pushohet nga puna dhe ata paralajmërojnë me greva.