Fituesja e çmimit “Oscar”, Gwyneth Paltrow rrëfeu se ka kaluar koronavirusin, por ende vuan nga disa pasoja.

Sipas aktores, edhe pas shërimit ajo ndihet vazhdimisht e lodhur dhe ka mungesë të theksuar përqendrimi.

“Në janar, unë kam bërë disa analiza që treguan nivele vërtet të larta të inflamacionit në trupin tim. Kështu që unë iu drejtova një prej ekspertëve më të mirë që njoh, praktikuesit të mjekësisë funksionale Dr. Will Cole. Pasi pa të gjitha analizat e mia, ai shpjegoi se ky ishte një rast kur rruga për shërim do të ishte më e gjatë se sa e zakonshme”, shkruan Paltrow.

Paltrow thotë se gjatë rikuperimit ka mbajtur një dietë të shëndetshme dhe ka hequr dorë nga sheqeri dhe alkooli, megjithatë ka ende punë përpara se të gjithë efektet e Covid-19 të zhduken.