Një fëmijë 12 vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi një shofer ka hapur derën e makinës duke e përplasur atë.

Policia bën me dije se 64-vjeçari, me inicialet A.XH., teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në Tiranë, ka hapur derën dhe ka përplasur fëmijën, e më pas është larguar nga vendngjarja.

Sakaq, fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi është arrestuar.