Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë përfunduar aktin e ekspertimit për Gerti Shehun, i riu i cili grushtoi Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se sipas ekspertëve, Shehu është i papërgjegjshëm mendërisht.

Për këtë arsye, prokuroria i është drejtuar gjykatës duke kërkuar që nga arrest me burg të dërgohet në spital psikiatrik për trajtim të mëtejshëm.