Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka mbledhur sot nënkryetarët e partisë e kryetaret e komunave nga radhët e kësaj partie për të diskutuar rreth procesit zgjedhor, nga i cili ditë më parë dolën keqpërdorime me vota.

Pas mbledhje, kryetari Haradinaj tha se edhe ata janë shqetësuar ndaj keqpërdorimeve që kanë ndodhë në disa raste nga kmisionerët dhe vëzhguesit, duke i quajtur të papërgjegjshëm.

Ndaj, Haradinaj kërkoi që siç tha ai, kriminelët e votës të përfundojnë në burg dhe të bëhet rinumërimi i votave, dhe prezentë të jenë hetuesit dhe policia.

“Edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet qe kanë ndodh në disa raste nga disa komisionerë ose vëzhgues të pandërgjegjshëm, kërkojmë që kriminelët e votës të përfundojnë në burg, të gjitha partive”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj po kërkon rinumërimin e votave në mënyrë që të del në pah e vërteta.

“Për këtë arsye kërkojmë rinumërim të plotë të votave në prezencë të hetuesisë dhe policisë që të gjendet e vërteta” tha ai.

Haradinaj tha se nuk kontestojnë rezultatin zgjedhor të asnjë partie dhe që institucionet duhet formuar sa më parë.