Tmerr!
Kur them unë që “Daja” ka Sindromën e Kaligulës s’më dëgjon njeri! Shikoni, çdo ditë nuk i thërret më me emër kantidatët e tij, por i quan KUAJ.
Edhe krahasimin me kantidatin kundërshtar e ka me “kala” (u thonim kuajve kur ishim fëmijë).
Thotë: “Zgjidhni këtë kalin tim se është i fortë, mos zgjidhni atë ngordhalaqin e Saliut dhe Likes”!
Tmerr i madh!
Ngadalë, ngadalë duhet të marrim zakonet e kuajve: kjo histori do shtrihet kudo thonë; po nuk ishe i aftë të shndërrohesh në kalë, të flakin tej. Kohë të këqia kanë ardhur!
O Zot, shëndetin inshallah!…