Kërcënohet me jetë avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.

Sipas televizionit “News 24” dhe “BalkanWeb”, një person i ka shkruar mesazh avokatit Vladimir Meçe, duke i kërkuar që të heqë dorë nga mbrojtja e Shullazit, sa nuk është vonë për të.

Mesazhin me kërcënimin “Hiq dorë sa nuk është vonë” ia kanë dërguar përmes platformës së komunikimit “WhatsApp”.

Rastin e ka kallëzuar në Policinë e Tiranës vetë avokati, i cili e ka mbrojtur Shullazin që prej prillit të vitit 2016.