Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të dërgohet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi pritet të dërgohet sot zyrtarisht në Kushtetuese, e cila do të vendosë më tej për fatin e presidentit.

“Pritet që sot të dërgohet në rrugë zyrtare drejt Gjykatës Kushtetuese vendimi i parlamentit i datës 9 qershor, duke qenë se duhej që brenda 5 ditëve ky vendim të çohej në këtë gjykatë. Do të jetë kjo e fundit që do të vendosë nëse presidenti Meta do ta ndërpresë mandatit apo do ta ushtrojë detyrën deri në fund të mandatit”, raportoi gazetarja e Euronews Albania.

Të mërkurën e 9 qershorit me 104 vota pro parlamenti shkarkoi nga detyra presidentin Meta. Ky i fundit në një komunikim për mediat e cilësoi të paligjshëm vendimin.