Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit dhe familjarëve të tij.

Sipas SPAK, nga të ardhurat dhe shpenzimet rezulton se Ylli Ndroqi ka të pajustifikuara 3 milionë euro dhe se gjatë fazës së hetimit nuk ka mundur sërish të justifikojë dot burimin e tyre.

“Raporti midis të Ardhurave dhe Shpenzimeve të shtetasit Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, në çdo vit, si dhe gjendja e Bilancit përfundimtar të tyre është: Gjithsej për gjithë periudhën së bashku janë: Të Ardhurat Gjithsej:1 048 667 240 leke. Shpenzimet Gjithsej : 1 418 522 446 leke. Shpenzimet e pambuluara me të ardhura janë : – 369 855 206 leke, ose rreth 3 milion euro”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Aktualisht 32 pasuritë e Ylli Ndroqit ishin në sekuestro preventive, ndërsa sot SPAK kërkon nga Gjykata Speciale që të t’i konfiskojë ato.

Konfiskimi kërkohet pas hetimit pasuror të kryer nga vetë SPAK.