Mesditën e sotme gazetari Kastriot Myftaraj është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Policia bën me dije se Muftaraj ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Mësohet se Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.