Momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët e tij është kapur nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare.

32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shpallur Arjan Salën, “Dëshmor të Atdheut”.

Trupi i Salës mbeti i bllokuar për 3 ditë me radhë, pasi forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhynin për shkak të terrenit të vështirë.

Gjatë ditës së sotme, familjen e të ndjerit e ka vizituar dhe kryeministri Edi Rama.