Pasi mori detyrën për të  qenë drejtues politik i qarkut të Shkodrës, Ilir Beqaj ka zhvilluar sot një takim prezantues para mediave. Teksa tha se është privilegj të rikthehet në këtë qarkun e Shkodrës, u shpreh se ndryshimet në qeveri është një e drejtë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se “7 muaj para zgjedhjeve nuk është e lehtë të bëhen”.

“Mbledhja e parë formale prezantuese edhe pse njihem prej vitesh. Për mua është privilegj që kthehem në Shkodër. Ndryshimet në qeveri është e drejtë e kryeministrit dhe 7 muaj para zgjedhjeve nuk është e lehtë të behën”, u shpreh Beqaj.

Edhe pse tha se është shpejt për të folur për kandidatët për deputetë, Beqaj tha se e ka për detyrë që të merret me këtë punë. Për zgjedhjet lokale në bashkinë e Shkodrës, tha se është një çështje që i takon Presidentit.

“Zgjedhjet lokale është çështje qe e di presidenti, zgjedhjet një dite do të behën. Fillimisht puna jonë do përqendrohet në gjithë qarkun për zgjedhjet parlamentare. Kemi një boshllëk një vjeçar në punën e partisë dhe duhet te punojmë shume. Sigurisht që jam i vetëdijshëm për problemet e partisë dhe drejtoreve. Drejtoret nuk janë një pune e imja por do shohim se si kane punuar sepse kur vjen puna për legalizime ose funksione te tjera nuk ka te majte e te djathte”, u shpreh ai.

Beqaj në fund nuk la pa thumbuar edhe ish-drejtuesin politik në këtë qark, Ditmir Bushati.

“Bushati ka 14 muaj qe e ka lenë PS Shkodër dhe nuk mund te themi si e la ai PS këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër”, tha Beqaj.