Inter nuk u mundua shumë për të gjetur emrin e ri për stolin. Pasi mbyllën gjithçka me Antonio Conte, zikaltërit kanë gjetur emrin e ri dhe kërkojnë t’ia besojnë skuadrën Simone Inzaghit, trajnerit të Lazios.

Marrëveshja duket e arritur, sipas asaj që raportojnë mediat në Itali. Drejtuesit e Interit e kanë bindur Inzaghin, i cili vetëm pak ditë më parë ishte vetëm një hap larg rinovimit me Lazion deri në vitin 2024. Oferta e Interit në drejtim të tij ishte dukshëm më e kënaqshme në krahasim me atë të Presidentit Claudio Lotito, për rrjedhojë tekniku italian nuk e ka patur të vështirë të ndryshojë mendje.

2,2 milionë euro plus bonuse ofroi Lazio në krahasim me 4 milionë plus 1 milion euro bonus të Interit. Drejtori i Interit, Beppe Marotta, është mbështetur gjithmonë në trajnerë italianë dhe nëse pista Inzaghi do të dështonte, atëherë zgjedhja e parë do të ishte ish-teknku i Juventus, Maurizio Sarri.

Të tjerë emra si Paulo Fonseca, Sergio Conceicao, Dejan Stankovic apo Sinisa Mihajlovic, ishin në garë për pankinën e Interit.