Gjatë një interviste për “Sport 1”, Mino Raiola, menaxheri i njohur italo-holandez, ka zbuluar disa prapaskena të merkatos. Njëra prej tyre ka të bëjë me Markus Turam, të cilin Interi e kërkoi në verë para se të blinte Korrean nga Lacio.

“Verën që shkoi rruga për Turam ishte e qartë. Ishte gjithçka e mbyllur për transferimin tek Interi, por më pas u dëmtua rëndë në gju dhe do të mungonte për dy muaj, kështu që gjithçka ra poshtë. Tani është sërish në top-formë dhe mund të zgjedhë mes klubeve më të mira të Europës, në Itali, Gjermani, Angli dhe Francë”, – ka thënë Raiola.

Mathis De Ligt, kur ishte kapiten i Ajaksit

Prapaskena tjetër ka të bëjë me De Ligt, aktualisht te Juventusi. “Edhe në këtë rast ishte mbyllur çdo gjë me Bajernin e Mynihut. Kishim pasur disa takime pozitive, por në fund nuk arritëm të finalizonim. Është vërtet mëkat. I vetmi klub, që mund t’ia lejojë vetes të blejë Pogbanë është Bajerni, por deri tani nuk ka asgjë. Të shohim”.

Në fund Raiola ka thënë diçka edhe për të ardhmen e Haland: “Mund të shkojë te Real Madrid, te Barcelona, te Mançester Siti, ose te Bajern Mynih. Kur? Ndoshta në verë”.