Përralla e Paris Saint-Germain nuk ekziston. Për ata që kishin ende dyshime nëse skuadra pariziene mund të haste probleme në krijimin e një grupi solid, ja ku vijnë edhe faktet. Problemet për trajnerin Pochettino janë të ndryshme dhe dhoma e zhveshjes së PSG-së i ngjan një fuçi baruti, me grupe të vogla lojtarësh dhe mosmarrëveshje të brendshme.

Në përpjekje për të hedhur dritë mbi situatën e liderëve të kampionatit francez, “L’Equipe” shkruan se janë dy grupe kryesore, i amerikanojugorëve që udhëhiqen njëri nga Neymar dhe Messi, dhe i frankofonëve që udhëhiqen nga Mbappe e Hakimi. Por përplasjet janë edhe më të thella. Marrëdhënia mes portierëve Navas dhe Donnarumma është në pikën më të ulët. Alternimi i vazhdueshëm po i lodh të dy. Një episod u ndodhur në barazimit 0-0 ndaj Nice ka mbushur kupën.

Duke folur me kolegun e tij të Nice-s, Bulka, i cili mbante dorezat e të njëjtit sponsor teknik, Navas do t’i thoshte atij duke thumbuar Donnarumman: “Vetëm portierët më të mirë i kanë këto doreza”. Natyrisht, Donnarumma përdor një markë tjetër. Raporti i tyre është në nivelin më të ulët historik.

Përveç kësaj, disa lojtarë nuk janë të kënaqur me trajtimin preferencial që u bëhet disa prej futbollistëve kryesorë. Nuk ka lënë shije të mirë vendimi i stafit për t’i dhënë disa pushim Icardit, për shkak të situatës që po kalon me bashkëshorten e tij Wanda.

Trajtim i veçantë rezervohet edhe për Neymarin dhe Messin, duke krijuar anarki në terrenin stërvitor. Braziliani nuk u ndëshkua për një vonesë në stërvitje, ndërsa në një rast tjetër dy “yjet” nga Amerika e Jugut kishin vendosur të mos stërviteshin pa e njoftuar trajnerin.