Izraeli do t’u ofrojë qytetarëve dozën e katërt të vaksinës anti-COVID. Të parët që do e marrin janë personat mbi 60 vjeç.

Një panel ekspertësh rekomandoi dozën  e katërt, një vendim që u mirëprit nga kryeministri Naftali Bennett.

Vendimi vjen pas shfaqjes së rritjes së të infektuarve me variantin Omicron në këtë shtet.

Nga ana tjetër, kreu i zyrës evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge u bëri thirrje njerëzve që të marrin një dozë përforcuese, duke deklaruar se ishte mbrojtja e vetme më e rëndësishme kundër variantit më të transmetueshëm, Omicron.

Kluge paralajmëroi se infeksionet me COVID-19 janë tashmë 40% më të larta tani se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ai tha se varianti është tashmë mbizotërues në Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë dhe Portugali.

Varianti Omicron tashmë është zbuluar në të paktën 38 nga shtetet anëtare në rajon.