Teksa jemi rreth 3 muaj përpara zgjedhjeve të 25 prillit, merkatoja e partive poltike mbetet aktive, sidomos mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas ikjes nga radhët e LSI të Nasip Naços, dhe aderimit të tij në PS, këtë të shtunë krah Monika Kryemadhit, teksa ishte në një takim me banorët e Peqinit, është shfaqur ish-këshillatri i Kryeministrit Rama për çështjet fetare, Ermir Gjinishi.

Kujtojme se Gjinishi, në vitin 2013, ka qenë ndër personat e afër të Edi Ramës, madje në vitin 2014 ai është propozuar si Ambasador në Arabinë Saudite, por kandidatura e tij është refuzuar nga ish-presidenti Nishani.

Por s’ka vonuar shumë dhe nga radhët e LSI ka lajmëruar shkëputjen një tjetër ish-deputet. Bëhet fjalë për Geldion Rehovicën që iu bashkua PS-së. Ky i fundit u largua nga Kuvendi, pasi kishte fshehur një dënim në Itali, dhe u zbulua në sajë të ligjit për dekriminalizimin.