Detaje të reja janë kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi një natë më parë në Lezhë, ku ish-dhëndri vrau vjehrrin dhe kunatin.

Familja Perjaku ishte kthyer ne Lezhë vetëm ditën e djeshme dhe më parë kishin shkuar për darkë tek një familjar i tyri.

Menjëherë në momentin që janë kthyer në banesë dhe janë futur në korridorin e shtëpisë së tyre, u shfaq ish-dhëndri Besnik Pjetri, i cili qëlloi me breshëri automatiku dhe i ka lënë të vdekur në vend, Pjeter Perjakun dhe Gent Perjakun.

Besnik Përjaku ka qenë i ndaluar në shtetin italian për dhunë ndaj bashkëshortes para se ato të ndaheshin dhe vazhdimisht ka kërcënuar familjen e bashkëshortes së tij se do i vriste.

Autori dyshohet se i ruante prej vitesh rikthimin e tyre në banesën që më parë ai dhe ka jetuar para divorcit. Ende asnjë gjurmë nga autori.