Rriten sërish shifrat e pandemisë në Itali. Sipas autoriteteve shëndetësore italiane, të infektuarit e rinj janë 15204, në rritje të dukshme nga dita e djeshme, kur ishin pak më shumë se 10 mijë.

Në rritje edhe raporti i testimeve me rastet pozitive, i ngritur nga 4.1% në 5.17%. Të dhënat e javës së fundit janë ato më të ultë nga 20 tetori.

Ndërkohë, bien shifrat e viktimave 467 nga 541 të 24 orëve më parë. Ulet edhe numri i pacientëve të shtruar në spitale. Me të infektuarit e sotëm, janë më shumë se 2 milionë e gjysmë të infektuarit në total në atë vend.

Veneto me 2395 raste është rajoni më i goditur ditën e fundit, i ndjekur nga Lombardia.