Gjeneral Brigate, Giuseppe Arbore, në konferencën për kanabisin ka thënë se në vitin 2021 është rritur kultivimi i kanabisit në Shqipëri krahasuar me vitin 2020.

Në fjalën e tij, Abore u shpreh se në vitin 2020 ka pasur më pak parcela të zbuluara nga kontrollet nga ajri krahasuar me vitin 2021.

“Këtë vit ne zgjeruam veprimtarinë tonë nga 1 Maji deri në 31 Tetor dhe kryem 70 misione nga ajri kundrejt 67 fluturimeve që janë kryer në vitin e kaluar. Janë zbuluar 1119 plantacione dhe kemi asgjësuar 92,428 bimë narkotike. Këto rezultate vënë në pah faktin e rëndësisë së kësaj veprimtarie kundrejt veprimtarive kriminale.

Ne përballemi me një evulucion dhe duhet të përshtatim strategjitë tona. Tashmë droga mbillet në zona që nuk mund të arrihet lehtë. Analiza e të dhënave ka bërë të mundur që të vërejmë një spostim të zonave ku mbillet kanabisi, nga jugu drejt zonave qendrore dhe veriore”, tha Arbore.