Kreu i SPAK, Altin Dumani, prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor 2022 të institucionit që ai drejton. Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka listuar metodat që përdoren nga SPAK për të hetuar, ndërsa ka vënë theksin se gjatë vitit 2022 janë dënuar 4 zyrtarë të lartë dhe janë hetuar 24 procedime penale gjatë periudhës 2020-2022. Në fjalën e marrë në Kuvend, ai ka rendituar disa nga problematikat e këtij institucioni. Ai theksoi se problematikë është mungesa e ekstradimit të eksponentëve të krimit të organizuar, kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fjala e Dumanit

Jam para jush për të prezantuar raportin e SPAK gjatë 2022. Dua të bëj me dije se SPAK i ka adresuar rekomandimet të rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave. Sa i takon rekomandimit për pavarësinë institucionale, SPAK vijon të cilësoj thelbësore pavarësinë e saj. Lidhur me sistemin e menaxhimit të çështjeve, SPAK po krijon një sistem të brendshëm që mundëson digjitalizimin e të dhënave që do të rrisë efikasitetin e shkëmbimit të të dhënave.

Në lidhje me forcimin e hetimit, theksoj se ka një rritje të regjistrimeve penale. Ka dhe një rritje të hetimeve proaktive.

Metodat speciale te hetimit, janë përdorur përgjimet, simulimi i aktit korruptiv, dorëzimi i kontrolluar apo agjenti i infiltruar.

Në lidhje me hetimet në lidhje çështjet e korrupsinit të nivelit të lartë, gjatë 2022, janë dhënë katër vendime dënimi. Ndërkohë 2020-2022, janë hetuar 24 procedime penale nga 25 persona në hetim.

Sipas DASH, SPAK ka bërë përparim. Janë sekuestruar dhe konfiskuar një portofol divers asetesh. Kemi sekuestruar 12 pasuri të luatjshme, 34 të paluajtshme, 13 subjekte tregtare (11 të konsfiksuara)”, tha Dumani