Joe Biden nuk ka asnjë dëshirë për të hapur një procedurë të re fajësimit kundër Donald Trump dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në hipotezën e rekursit të amendamentit të 25-të, raportoi CNN duke cituar burime të afërta me presidentin e zgjedhur të SHBA.

Biden do të preferonte të qëndronte i përqendruar në betimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar, dhe e konsideron heqjen eventuale të Trump si një akt që nuk do të ndihmonte në bashkimin e vendit.

Ndërkohë, presidenti në largim i SHBA, Donald Trump deklaroi se ishte i indinjuar nga dhuna, paligjshmëria dhe vandalizmat, pasi një grup mbështetësish të tij sulmuan Capitol Hill dhe detyruan të ndalnin një seancë të përbashkët të Kongresit.

Deklarata erdhi ndërsa thirrjet për rrëzimin e tij u rritën dje dhe anëtarë të administratës së tij u larguan pas një 24 orësh të trazuara në Uashington.

Trump nuk e pranoi rolin e tij në nxitjen e trazirave. Ai premtoi një tranzicion të qetë te presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili e mundi atë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.