Çmimi Nobel në Letërsi jepet nga Akademia Suedeze, Stokholm, Suedi dhe është një nga pesë çmimet Nobel të vendosura me vullnetin e Alfred Nobelit në 1895.

Çmimin Nobel të Letërsisë për vitin 2023 e ka fituar, autori dhe dramaturgu norvegjez Jon Fosse për dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënave.

“Krijimtaria e tij e shkruar në Nynorsk norvegjeze dhe që përfshin një sërë zhanresh, përbëhet nga një mori dramash, romanësh, përmbledhjesh poezish, ese, libra për fëmijë dhe përkthime. Ndërsa sot është një nga dramaturgët më të vlerësuar në botë, ku është bërë gjithnjë më i njohur edhe për prozën e tij”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Fosse, 64 vjeç, ka shkruar rreth 40 drama, si dhe romane, tregime të shkurtra, libra për fëmijë, poezi dhe ese.
Anders Olsson, kryetar i komitetit të Nobelit për Letërsinë, tha se puna e Fosse ka rrënjë “në gjuhën dhe natyrën e prejardhjes së tij norvegjeze”.

Çmimi Nobel kap vlerën 11 milionë korona suedeze (1 milion dollarë) nga një trashëgimi e lënë nga krijuesi i tyre, shpikësi suedez Alfred Nobel. Fituesit gjithashtu marrin një medalje ari 18 karatësh dhe një diplomë në ceremonitë e ndarjes së çmimeve.

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2022 iu dha Annie Ernaux “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, të huajt dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.