Nga data 15 deri më 19 nëntor do të zhvillohet Panairi XXVI i Librit. Mes shumë aktiviteteve, një nga ata që pritet me shumë interes, është edhe konkursi i Çmimeve të Panairit.
Në jurinë e këtij viti bie në sy përfshirja e emrit të Aristotel Spiros, njërit prej personaliteteve më të suksesshëm sot të gjuhësisë, përkthimit dhe filologjisë.

Përveç Dr. Aristotel Spiros, juria e Panairit XXVI të Librit – Tirana 2023 përbëhet nga:

Arta Marku – gazetare e kulturës, përkthyese – kryetare
Enkel Demi – shkrimtar
Erion Kristo – pedagog, përkthyes
Monika Stafa – gazetare e kulturës
Kjo juri do të përzgjedhë çmimin për autorin, përkthyesin, librin më të mirë për fëmijë etj. të vitit 2023.

Në konkurrim do të përfshihen të gjitha botimet pas Panairit XXV të Librit, përjashtuar ribotimet. Në këtë garë do të futen me librat e tyre të gjithë botuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia që do të marrin pjesë në Panair.
Shumë libra janë paraqitur dhe shumë të tjerë priten ende. Data e fundit e dorëzimit të librave është 3 nëntor 2023.
Të gjithë të interesuarit (autorë, botues, përkthyes) mund të dorëzojnë brenda kësaj date nga një kopje të librit/librave që ata propozojnë për çmim.