Ndërkohë që partitë politike kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim i ka nisur një letër krerëve të partive politike Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Diplomatja amerikane u kërkon krerëve të partive politike që të mbajnë përgjegjësi për pastërtinë e figurës së kandidatëve të ardhshëm për deputetë.

“Në 22 korrik ne nënvizuam publikisht se liderët e partive politike mbajnë përgjegjësi për kandidatët e tyre. Ndërkohë që partitë tuaja po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, duhet të sigurohemi që ato të bëhen sipas ligjeve të vendit tuaj”, thuhet në letër.

Në letër thuhet se ajo inkurajon të gjithë partitë të kontrollojnë kandidatët dhe të përzgjedhin vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.

“Ne inkurajojnë të gjithë partitë politike të përzgjedhin kandidatët dhe të nominojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë. Edhe pse përgjegjësia për të shkuarën kriminale është personale, liderët e partive politike duhet të verifikojnë deklaratat e tyre”.

Më tej ambasadorja thekson se SHBA do të vazhdojë të luftojë korrupsionin dhe do të jetë përkrah atyre që luftojnë zyrtarët e korruptuar.

leter