Agron Shehaj, që është edhe një nga kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale, duke falënderuar ata që e votuan flet ndryshe nga Lulzim Basha. Në reagimin e tij, Shehaj nuk përmend në asnjë rresht frazat “masakër elektorale” apo “manipulim zgjedhjesh” si Basha dhe një pjesë e besnikëve të këtij të fundit. Mes të tjerash, Shehaj nënvizon: “Por vota juaj për Partinë Demokratike nuk është e humbur, ajo do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë, që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë”. Ndërsa komentuesit i kërkojnë Shehajt që të marrë drejtimin e PD-së.

Reagimi i Agron Shehajt:

“Dua t’ju falenderoj sinqerisht të gjithë ju që votuat Partinë Demokratike në Tiranë dhe veçanërisht në Njesinë 5 dhe 7, ku pata nderin të punoj bashkë me demokratët. Mbi 9 mijë vota më shumë se në vitin 2017, në këto dy njesi, janë një besim i madh për partinë tonë.

Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve për t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.

Por vota juaj për Partinë Demokratike nuk është e humbur, ajo do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë, që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë.

U jam gjithashtu mirënjohës dhe ndihem përgjegjës ndaj të gjithë juve që shprehët besim tek unë personalisht. Do ta tregoj me punë, çdo ditë, se jam në politikë për ju dhe për t’i shërbyer me nder interesit publik”.

Dua t’ju falenderoj sinqerisht të gjithë ju që votuat Partinë Demokratike në Tiranë dhe veçanërisht në Njesinë 5 dhe 7,…

Posted by Agron Shehaj on Thursday, 29 April 2021