“Më mirë do bëhet…”, se “përgjegjësia është personale”…

Deklarata “përgjegjësia është personale”, që del nga goja e kryeministrit tonë sa herë që ndonjë prej rilindësave të tij bie në rrjetën e SPAK-ut, është një pohim që përdoret si një mënyrë për të shmangur nga vetja përgjegjësinë për veprimet korruptive të të përzgjedhurve prej tij.
Gjithashtu, deklarata “përgjegjësia është personale”, në gojën e kryeministrit tenton të anashkalojë transparencën dhe llogaridhënien ndaj atyre që e kanë e votuar.
Deklarata “përgjegjësia është personale” në gojën e kreut të qeverisë, përveç se dëshmon papërgjegjshmërinë e tij për këtë situatë, tregon edhe pagatishmërinë e tij për të ndërmarrë hapat e duhur për të rikthyer besimin e popullit në institucionet e qeverisë së korruptuar që ai drejton…

Gjithsesi, deklarata “përgjegjësia është personale”, mund të jetë një shpjegim që Edi Rama mund t’ua thotë të tijve në një sallë të mbyllur, por nuk mund të shërbejë kurrë si një mënyrë për t’i shpëtuar përgjegjësisë së tij për përzgjedhjen e qeverisë së tij që ka marrë rrugën e po udhëton sot për Tepelenë…

Ndërsa, “Më mirë do bëhet…” ishte deklarata e një personazhi që Edi Rama sapo e shkarkoi këto ditë nga funksionet partiake të mazhorancës qeverisëse të tij.

Po, si mund të kuptohet kjo: “Më mirë do bëhet…”?!

Kur? Ku? Si do të bëhet më mirë?
“Më mirë do bëhet…”, mund të inerpretohet në mënyra të ndryshme, dhe, në fund të fundit, kuptimi varet nga konteksti dhe fati i mëtejshëm i personit që e tha këtë.
Deklarata “Më mirë do bëhet…” mund të përmbajë edhe një nuancë ironie ndaj atij që e shkarkoi.
Në këtë rast, Damian Gjiknuri përqesh përpjekjet e Edi Ramës për ndryshime dhe rregullime brenda strukturave të një qeverie që, megjithëse ka marë rrugën për në Tepelenë, në fakt, destinacionin e fundit e ka në Janinë, për ku ka marrë rrugën edhe autori i deklaratës “Më mirë do bëhet…”, bashkudhëtari i tij Damian Gjiknuri.

__________

Ps: Janinë = SPAK

Engjëll NOVA