Katër pacientë kanë humbur jetën pasi ishin infektuar me koronavirusin Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë një 53-vjeçare dhe një 87-vjeçar nga Tirana, një 68-vjeçar nga Durrësi dhe një 73-vjeçar nga Korça.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nga 877 testime që u bënë, kanë rezultuar 168 qytetarë të infektuar me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është 51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.

75 pacientë janë shëruar gjatë ditës së fundit. Ndërsa në të dy spitalet covid po marrin trajtim mjekësor 178 pacientë, nga të cilët 19 në terapi intensive dhe 9 në intubim, deklaroi Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë.