Katër viktima dhe 149 raste të reja është bilanci i 24 orëve të fundit, për sa i përket situatës së COVID-19 në Shqipëri.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese”, njofton Eugena Tomini nga ISHP.

Në 24 orët e fundit janë kryer 963 testime, nga të cilët 149 kanë rezultuar pozitivë.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore”.

Nga ana tjetër mësohet se janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ndërkohë në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.