Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 178 raste të reja me COVID-19 nga kryerja e 947 testimeve. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve e arritur në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Në numrin e testimeve të kryera përfshihen testimet në dy laboratorët publikë, të cilët kanë kryer 749 testime dhe 198 testime të kryera në laboratorët jo publike.

Nga ana tjetër gjatë ditës së fundit janë shëruar 81 persona që rezultonin të infektuar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4413 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa kanë humbur jetën katër persona. Viktimat, dy nga Tirana, një nga Kruja dhe Durrësi sipas të dhënave që jep Ministria e Shëndetësisë kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Deri tani, Shqipëria numëron në total 254 viktima të shkaktuar nga COVID-19. Ndërkohë aktualisht në dy spitalet COVID ndodhen 151 pacientë, 15 janë në gjendje kritike, prej të cilëve 5 janë të intibuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 raste në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korçë, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skrapar, Vorë.

COVID-19 – Statistika (24 Gusht 2020)

Testime totale              57004

Raste pozitive               8605

Raste të shëruara         4413

Raste Aktive                  3938

Humbje jete                    254

(Qarku Tiranë 122, Shkodër 35, Durrës 36, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               1957

Durrës              513

Shkodër           302

Fier                   192

Lezhë               177

Korçë               185

Vlorë                143

Kukës               139

Elbasan            153

Berat                 78

Gjirokastër       49

Dibër                50