Në Bjellorusi, dy drejtuesit e opozitës u arrestuan, të hënën, pasdite. Policia arrestoi Sergei Dylevsky, një punëtor fabrike, i cili është kthyer në drejtuesit kryesor të grevës dhe Olga Kovalkova, ndihmësja e Svetlana Tikhanovskaya, kryetarja e opozitës e cila u detyrua të largohej nga vendi pas zgjedhjeve.

Si Dylevsky dhe Kovalkova janë pjesë e këshillit me 7 anëtarë të koordinimit, të krijuar nga opozita për të lehtësuar kalimin e pushtetit. Këshilli përfshin edhe çmimin nobel Svetlana Alexievich.

Prokurorët kanë haèur hetim penal ndaj këshillit, duke deklaruar se ata janë përpjekur të marrin pushtetin në mënyrë të paligjshme, dhe Lukashenko është zotuar se do t0i japë atyre dënimin e merituar.

Liliya Vlasova, një anëtare tjetër e këshillit tha se të dy personat akuzohen për organizim të paligjshëm të grevave.

Në Bjellorusi vazhdojnë protestat kundër regjimit të lukashenkos, për të tretën javë radhazi.