Gjykata e Lartë ka mbyllur fazën e aplikimit për tre pozicione vakante në Gjykatën Kushtetuese. Nëntë anëtarë kanë shprehur dëshirën për të veshur tunikën e gjyqtarit kushtetues.

Tashmë lista i është përcjellë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i cili do të bëjë verifikimin e kandidaturave. Pas verifikimit, kandidatët fitues duhet të miratohen nga Gjykata e Lartë, e cila vijon të mos ketë numrin e nevojshëm të anëtarëve për të miratuar tre emrat e rinj të Kushtetueses.