Këngëtari James Blunt ka rimarrë objektet e çmuara që iu grabitën, përfshirë edhe një bajonetë, të cilën e kishte kujtim nga koha kur shërbente si ushtar në vitin 1999 në Kosovë.

Bashkë me bajonetën, grabitësit i kishin marrë edhe një orë që i përkiste gjyshit të tij.

Sipas mediave britanike, pasi zbuloi se i kishin grabitur pronën më 14 janar, Policia në “Santa Gertrudis” bëri me dije se kishte arrestuar dy vëllezër rumunë.

“Ata gjithashtu morën të gjitha bluzat e mia. Hajdutë pa shije,”– ironizoi këngëtari 46-vjeçar pas grabitjes.

Blunt shërbeu si oficer zbulimi në regjimentin e Gardave të Ushtrisë Britanike nën NATO gjatë luftës në Kosovë më 1999.