Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tiranën arrestoi një shtetas maqedonas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore kroate.

Pas verifikimeve në pikën kufitare të Qafë Thanës u bë i mundur ndalimi me qëllim ekstradimi i 35-vjeçarit Toni Jashari nga Gostivari, i dënuar për “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Autoritetet gjyqësore kroate e kanë dënuar në 2015 këtë shtetas me 10 vjet burg për veprat penale, i cili në vitin 2018, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.