Kina ka dhënë miratim emergjent për përdorimin e vaksinës Sinovac Covid-19 në fëmijët e moshës tre vjeç e lart, duke u bërë kombi i parë që hap programin e saj të vaksinimit për personat në moshë kaq të vogël.

Të martën, një zëdhënës i Sinovac pohoi se vaksina Covid e kompanisë është ‘miratuar për përdorim urgjent për fëmijët nga 3 deri në 17 vjeç’. Megjithatë, prodhuesi nuk dha ndonjë informacion se kur do niste fushata.

Sinovac ka përfunduar me sukses provat e fazës së hershme të vaksinës së saj Covid si tek fëmijët ashtu edhe tek adoleshentët, me planet për t’i bërë të dhënat publike të disponueshme në një revistë shkencore në të ardhmen e afërt.

Sinopharm, kompania tjetër që bën vaksinën kundër Covid-19 në Kinë, gjithashtu ka deklaruar se të dhënat e saj tregojnë se është e sigurt dhe efektive tek fëmijët e vegjël, por nuk zbuloi nëse zyrtarët do vendosin ta miratojnë atë për përdorim urgjent.