Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) hodhi të martën, më 8 shtator shortin për  8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor.

Shorti u organizohet në orën 17:00, në godinën e KLGJ-së, “Poli i Drejtësisë”, dhe gjyqtarët e përzgjedhur janë

  1. Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Tiranë
  2. Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Lushnjes
  3. Alma Kolgjoka, kryetare e Gjykatës së Krujës
  4. Manjola Xhaxho, gjyqtare pranë Gjykatës së Tiranës
  5. Edlira Petri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
  6. Sokol Ibi, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Korçë
  7. Emona Muci,  gjyqtare pranë Gjykatës së Pogradecit
  8. Asim Vokshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

Të gjithë gjyqtarët e përzgjedhur e kanë kaluar vetingun me formë të prerë. Sipas ndryshimeve të reja të Kodit Zgjedhorzgjedhja e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor: Kolegji Zgjedhor, i cili përbëhet nga 8 gjyqtarë, do të zgjidhet jo vetëm nga gjyqatarët e apelit por edhe ata të shkallës së parë; gjithashtu, Kodi vendosi që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të jenë vetuar paraprakisht.