Nga Adriatik DOÇI

Oligarkët Klod Allajbeu dhe Vilma Nushi, sipas KLSH-së, kanë marrë mbi 10 milionë euro nga buxheti i shtetit, pa bërë asgjë, me anë të koncensioneve korruptive të hemodializës dhe check-up-it.

Llogaritë me para publike i kanë mbushur edhe Janis Karathano dhe Ilir Rrapaj me dy koncensionet e tjerë, gjithashtu korruptivë, sterilizimi dhe laboratorët, për shërbim të pakryer.

Vjedhja masive e parave publike është realizuar nga trekëndëshi: 4 oligarkët, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili i ndryshon drejtuesit me po aq intensitet sa hipoteka e Vlorës.

Por, në ndarjen e parave mund të kenë marrë pjesë edhe deputetë dhe ish ministra, të cilët kanë lobuar dhe firmosur 4 koncensionet në shëndetësi, me vlerë mbi 400 milionë USD.

Arben Kraja i SPAK-ut nuk ka b… të marrë nën hetim protagonistët e vjedhjes pasi fijet shkojnë drejt kokave të politikës.

Jo vazhdoni dhe merruni me nusen nga Librazhdi, Donaldin, Borën dhe blogeret e Dubait!