Agron Duka, gjeli i agrares, Mediu deputet i përjetshëm në pronën e SHQUP-it, Dash Shehi i jep të djathtës frymën liberale të rakisë, Dule, Idrizi, sekserët e Çamërisë….”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot koalicionin e opozitës së bashkuar. Teksa prezantoi planin për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri, Rama tha se koalicioni opozitar është KÇK. Për të gjithë kryetarët e partive të vogla, por dhe për Bashën e Kryemadhin, Rama kishte nga një epitet dhe përshkrim.

“Ne nuk jemi një koalicion Kap Ç’a të Kapësh. Luli kërkon që kepë një humbje që të jetë një fitore më e madhe se sa humbja e herës së shkuar. Që nga Monika që kërkon të kapë Lulin lidhur për hesap të Saliut dhe Ilirit që kërkojnë të kapin drejtësinë me duart e Lulit.

Pastaj Agron Duka që do të mbetet në historinë estradave politike si i vetmi kryetar partie pas 1912, i cili nuk e nxori nga garazhi partinë e tij, agrare, të cilën ia justifikon emrin vetëm se ai vetë jeton me tagjinë e SHQUP-it. Që Luli ta ribëjë pak ministër Bujqësie, meqë  Agroni si gjeli i agrares përfaqëson aq shumë pula dhe vezë sa për kotec mund të bëhet vetëm ministër i Ushqimit.

Fatmir Mediu që vulën e Partisë Republikane të Sabri Godos e mban në xhep si certifikatë besnikërie ndaj pronarëve. Por në fakt të vetmen certifikatë prone që ai ka arritur të sigurojë për ta, është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën e SHQUP-it.

Dash Shehi që ka 100 vjet që i jep të djathtës frymën liberale të rakisë që flet më lirshëm se vetë autori, i cili arsyen më të fortë për të qenë deputet ka kafenenë e Parlamentit, ku ka kaluar më shumë kohë se të gjitha banakieret e marra së bashku dhe ka zbrazur më shumë uiski se e gjithë zona e “Partizanit të panjohur” që nga  rënia e komunizmit.

Vangjel Dule, qirja i të drejtave dhe lirive të njeriut, që në televizor është balli i lartë i minoritetit grek dhe në KÇK-në e koalicionit është fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë, tym Idrizi i doganave. I cili nga ana e tij televizionin e ka luftë gjakatare me grekun, ndërsa politikën e ka për të shitur zyra vendesh pllumbash në shtet për vende pune.

Pa harruar sigurisht Nard Ndokën, i vetmi profil filozofik në atë grumbullim personazhesh. Nuk mungon një personalitet që kartvizitën e ka tronditëse Xhelal Mziu deputet.

Dhe humori bëhet i zi blozë fare është që këta thonë se do të ndalin emigracionin. Votoni këta që rinia të mos ikë në Gjermani, madje të rinjtë e Gjermanisë të turren drejt Shqipërisë, të bëjnë qejf në Jal me tiganin e LSI-së, të argëtohet me Dashin e rakisë, me pulat dhe vezët e Gonit, me sofizmat e Nardit, pastaj të kaloj nga tymi i doganave ku rrinë bashkë Idrizi i Çamërisë dhe Dulja i Greqisë”, u shpreh ndër të tjera Rama.