Ministria e Shëndetësisë njofton se për ditën e tretë radhazi, asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit.

Në buletinin ditor mësohet se nga 3340 testime të kryera, 9 prej tyre rezultuan pozitivë, ndërsa 45 persona të tjerë u shëruan nga virusi.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.